LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për zeshkanet

Këshilla për zeshkanet

Femrat me ngjyrë të errët të flokëve shpesh mund të bëjnë gabime në grim për shkak të kontrastit të madh që krijohet ndërmjet ngjyrës së errët të flokëve dhe ngjyrës së lëkurës së fytyrës (tenit).

Për femra me ngjyrë të errët të flokëve, përshtaten më shumë nuancat e ndryshme të ngjyrave të ndezura dhe intensive, si për sy ashtu edhe për buzë, mirëpo me kusht që të përcaktohet për definim vetëm njëra prej tyre. Vendosni: sytë apo buzët? Assesi të dyja! Në të kundërtën, do të dukeni shumë të ngarkuara me grim. Nëse jeni në dilemë se në cilën prej këtyre të përcaktoheni, asnjëherë nuk do të gaboheni nëse vendosni që ata të jenë sytë.

Sytë e grimuar bukur, me nuancë të kumbullës së verdhë, ullirit apo ato të boronicës, nuk do t’i zhgënjejnë asnjëherë femrat me ngjyrë të errët të flokëve. Sidomos, nëse e zbatoni hijen në mënyrë të drejtë, me ndihmën e aplikatorit, i cili shpërndan hijen në kapakun e syrit në mënyrë të barabartë, duke filluar nga mesi i syrit në drejtim të këndeve të jashtme të tij dhe duke kompletuar grimin e syve me një definim të lehtë me laps ngjyrë vjollce apo të mbylltë a ngjyrë kafe.

Përfundoni me definim të qepallave me maskara të zezë apo të kaftë. Nëse keni ten me nuancë të hapur, ndërsa flokët ngjyrë të errët, atëherë rekomandohet të përdoren nuanca më të hapura për sy. /Telegrafi/