LAJMI I FUNDIT:

Propecia nuk funksionon për gra shtatzëna

Propecia nuk funksionon për gra shtatzëna

Gratë shtatzëna nuk duhet në asnjë mënyrë të marrin apo qoftë edhe të prekin me dorë ato tableta, sepse kjo mund të çonte në shpërfytyrimin e foshnjave që do të lindnin.

Propecia bllokon enzimën që lidhet me testosteronin duke e penguar kështu këtë lidhje. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave, dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë.
Megjithëse nuk ka prova, 2% e burrave që marrin tabletën Propecia thonë se ajo i bën impotentë, por 90% e tyre thonë se nuk ndjejnë asnjë lloj ndryshimi në fuqinë e tyre seksuale.

Tableta duhet marrë përditë, dhe nëse ndalohet marrja e saj, procesi i rënies së flokëve nis nga e para. /Telegrafi/