LAJMI I FUNDIT:

Drenazhi limfatik si preventivë e celuliteve

Drenazhi limfatik si preventivë e celuliteve

Është fakt se gratë kujtohen për celulitet kur këto janë bërë shqetësuese sidomos nga ana estetike. Ka shumë metoda kurimi, ndër të cilat është edhe drenazhi limfatik.

Drenazhi limfatik është një nga metodat më të mira kundër celuliteve. Një seancë pak mbas gjysmës së ciklit eviton ose redukton grumbullimin limfatik dhe përbën një masë preventive efikase.

Për të trajtuar një celulit rekomandohen dy seanca në javë për një periudhë të gjatë gjë që përcaktohet për çdo rast. Në përgjithësi drenazhi limfatik nuk arrin të “shkëpusë” qendrat
e celuliteve të konsoliduara në kofshë që deformojnë linjat dhe i japin lëkurës një ngjyrë portokalli. Për këtë arsye kjo metodë rekamandohet si preventivë. /Telegrafi/