LAJMI I FUNDIT:

Moda dhe përkujdesja e flokëve në dimër

Moda dhe përkujdesja e flokëve në dimër

Kreatorët botëror për modën e flokëve në këtë periudhë të ftohtë ofrojnë disa propozime për atë si flokët tona të mbeten trendi dhe shik, të jetë e përkujdesur dhe e mbrojtur.

Sa u përket ngjyrave, rekomandimet nga ne do të ishin të përdoren ngjyrat e nxehta pastele, si dhe megatrendi i përjetshëm “Bllond”. Përveç formës dhe ngjyrës, ju rekomandojmë përkujdesje më specifike të flokut në këtë periudhë të dimrit, nëse doni të dukeni me të vërtetë sharmante, sepse vetëm floku i shëndetshëm dhe i përkujdesur është flok i bukur. Pavarësisht se për çfarë stili dhe se për cilën ngjyrë do të vendoseni, duhet të jeni më kreativ, ndihmoni stilistit që së bashku ta ndërtoni stilin tuaj unik, sepse përndryshe do të jeni vetëm kopje.

Kur bëhet fjalë për përkujdesje të flokëve në kushte të dimrit ka shumë gjëra për të folur. Smogu, koha e ftohtë, temperaturat e ndryshueshme, ajri i thatë në hapësirat e mbyllura janë pjesë e faktorëve që negativisht ndikojnë në flokun tuaj, shkruan Mnogoo. Përkujdesja e rregullt për flokët e rrit nivelin e lagështisë të qimes dhe mban flokun e butë. Përdorni preparate që kanë efekt hidratues dhe UVA/UVB-filtra, si dhe preparate për kujdesin në thellësi.

Por, përveç kujdesit që propozoj ta përdorni, ja disa këshilla si të dukeni trendi dhe me shumë stil, e ndërkohë të keni flokë të shëndetshme dhe të mbrojtura. Akcesuarët për flokë janë miku i vërtetë kur bëhet fjalë për kreativitetin dhe imagjinatën. Bëni flokët gërsheta, bishtaleca, lart në tepen e kokës. Në këtë mënyrë i ftohti më pak do ta dëmtojë flokun tuaj. Lentet për flokë janë shumë femërore dhe trendi, zvogëlohet mundësia të paraqitet elektricitet, i nxitur nga shallet e leshit dhe kapelat. Gjeni stilin tuaj, bëhuni kreativ pa asnjë limit, do të keni flokë të përkujdesur dhe lirohuni në këtë ditë të dimrit. /Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Psikoprofil
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Pesë gabime të cilat i bëjmë kur varim perdet: Rregulla për dukje të bukur dhe elegante të dritareve

Pesë gabime të cilat i bëjmë kur varim perdet: Rregulla për dukje të bukur dhe elegante të dritareve

Kalo në kategori