LAJMI I FUNDIT:

Buzëkuqi, atributi i femrave

Buzëkuqi, atributi i femrave

Buzëkuqi është simbol i femërisë, i cili kurrë nuk demodohet. Një e dhënë tregon se në botë për çdo sekondë blihet një buzëkuq dhe më së shpeshti në ngjyrë të kuqe!

Falë ngjyrës intensive, çdo fytyrë, madje edhe të pagrimuar, buzëkuqi e bën ngashënjyese dhe femërore. Ngjyra e kuqe krijon glamurin në fytyrë, duke i dhënë shkëlqim dhe femëri. Mirëpo, ngjyra e kuqe duhet të përdoret pa gabime. E para, që kurrsesi nuk bën të gabohet, është përdorimi i kontrasteve. Krahas buzëve të lyera me ngjyrë të kuqe të zjarrtë, sytë duhet theksuar në mënyrë diskrete, me dy shtresa të maskarasë. Mollëzat, ndërkaq, lyhen fare pak.

Zgjedhja e buzëkuqit: nuanca e buzëkuqit në ngjyrë të kuqe zgjidhet me shumë kujdes, sepse rregullat janë shumë rigoroze. Femrave me flokë të errët u përshtaten nuancat e ftohta të ngjyrës së kuqe, ndërsa flokëverdhave me ten të zbehtë u përshtaten nuancat e kuqe në të portokalltë.

Edhe diçka: ngjyrat e errëta të së kuqes – bordo, ngjyrë kumbulle, ngjyrë e verës së kuqe – ndalohen për përdorim ditor! Këto nuanca u ndalohen edhe femrave me buzë shumë të holla. Këto ngjyra të errëta të së kuqes janë hit momental, të cilat mund të përdoren për makijazh të mbrëmjes, sepse në fytyrë krijojnë kontrast të shkëlqyeshëm, sidomos në fytyrë me ten ngjyrëçelët. /Telegrafi/