LAJMI I FUNDIT:

Kokrrat lëkurore

Kokrrat lëkurore

Pikat e bardha janë bllokime të kanaleve të djersës. Ndërhyrja bëhet në qendër estetike dhe hiqen me një seancë të vetme. Quhen ndryshe milia dhe nuk kanë lidhje me aknet.

Këto në të vërtet janë disa ndryshime si kokrra me madhësi të kokës së gjilpërës, të cilat e kanë mbyllur kanalin e gjëndrës.

Paraqiten zakonisht në faqe, në ballë, në kapakë të syve dhe ndonjëherë mund të formojnë pllaka më të mëdha.

Shërohen duke i larguar me një instrument të posaçëm që e gërryen. Këtë e largoni më së miri te ndonjë punëtore e kozmetikës me përvojë ose te dermatologu.


Kujdes, mos tentoni ta largoni vet. /Telegrafi/