LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i lëkurës së yndyrshme

Pastrimi i lëkurës së yndyrshme

Megjithëse kjo lloj lëkure ka një epidermë të shëndetshme, ajo ka nevojë për pastrim të kujdesshëm, që të evitohen karakteristikat e saj negative, të cilat keqësohen me kalimin e kohës.

Ndiqni këshillat praktike që japin estetistët për ta kthyer lëkurën në formën e duhur:

Lëkura e yndyrshme është e pasur me yndyrë, çka na detyron të përdorim materiet të cilat i largojnë yndyrën e tepërt. Munden me qenë kremra ose emulsione.

Edhe sapunët me sulfur ose katranet janë të mirë.


Largohuni pastrimit me detergjente, se në të kundërtën do ta stimuloni veprimin e gjëndrave të yndyrës dhe veprimi është i kundërt nga qëllimi.

Lirisht përdorni losione me përbërje alkooli deri 40%, por më tepër kurrsesi sepse përqindja më e madhe e irriton lëkurën. /Telegrafi/