LAJMI I FUNDIT:

A na pret të gjithëve kjo e ardhme në seks?

A na pret të gjithëve kjo e ardhme në seks?

Dikush nga ne, si duket, e pret të ardhmen për të cilën kanë ëndërruar, e për dikë kjo nuk do të jetë edhe përvojë aq e këndshme.

Sipas fjalëve të futurologut të famshëm Ian Pierson, atë që e ardhmja na sjell është shumë më e avancuar sesa mund të paramendojë përgjithësisht truri ynë i vogël.

Ai thekson se as që kemi mundur të vërenim, mirëpo shërbimet rotobike pothuajse të gjithë tashmë një kohë i konsumojmë, siç janë, p.sh., vibratorët, andaj gjithashtu na presin edhe shumë gjëra të tilla në një të ardhme të largët.

Pierson paralajmëron që për 15 vjet njerëzit do të bëjnë seks virtual mu ashtu siç tani shumica i qasen pornografisë në internet, transmeton Telegrafi.


Parashikohet që personat pak me të ardhura më të mira vetëm pas një decenieje do të jenë në mundësi që veten ta kënaqin me robotë seksi, prandaj vetëm disa vjet në vonë numri i personave të cilët më me dëshirë do të vendosin të bënin seks me robotin, do të jetë dukshëm më i madh, të cilët megjithatë do t’u mbeten vlefshëm “modeleve të gjalla”.

Po ashtu, Dr.Driscoll, njëra ndër profesoreshat më autoritare në psikologjinë e seksit, dhe mbi marrëdhëniet seksuale, ka deklaruar se ‘teknologjia seksuale’ është duke avancuar aq shpejt, saqë në vitin 2070, marrëdhëniet fizike në mes njerëzve do të ngjajnë si veprim primitive.

Njerëzit vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja që ta plotësojnë jetën seksuale, andaj është krejtësisht e logjikshme që thëniet e tyre vërtet të bëhen realitet.

Po ju çfarë mendoni lidhur me këtë? /Telegrafi/