Të gjithë pyetësorët dalin në të njëjtin përfundim: Industria e librit mbijeton për shkak të femrave. Ato, lexojnë më shumë, tjetër dhe ndryshe.
A i keni kushtuar ndonjëherë rëndësi se çfarë ka më shumë në një librari, meshkuj apo femra? Nëse keni marrë pjesë në leximet e autorëve, a ju ka rënë në sy se kush e mbizotërojnë sallën, meshkujt apo femrat?
Në një librari e humbasim mendjen në oqeanin e librave, kurse në një lexim ia dedikojmë vëmendjen autorit.
Por, studimet e kryera tregojnë se ato që lexojnë më shumë, dhe ato që mbushin sallat e leximeve, janë femrat. Në Zvicër, pyetësorët raportojnë se vetëm 12 për qind e meshkujve, përkundrejt 30 për qind të femrave, kapin çdo ditë një libër me dorë, transmeton Telegrafi.
Një pyetësor në Gjermani raporton se 45 për qind e meshkujve të pyetur a lexojnë me kënaqësi apo shumë kënaqësi, përkundrejt 70 për qind të femrave që ndajnë të njëjtën kënaqësi. Ka pyetësorë ku diferenca midis meshkujve dhe femrave që lexojnë është shumë ekstreme, siç ka edhe pyetësorë ku kjo diferencë është shumë e vogël.
Një gjë duket të jetë konstante: diferenca midis meshkujve lexues dhe femrave lexuese, prek të paktën shifrën 10 për qind në favor të femrave, pavarësisht se ku është kryer studimi, në Zvicër, Gjermani, Austri, apo Angli. Dhe kjo, nuk është pak për industrinë e librit.
Tjetër…
Femrat preferojnë beletristikë, meshkujt librat tematikë. Pyetësorët tregojnë konkretisht se femrat i tërheq letërsia moderne dhe ajo klasike, ndërsa meshkujt janë më të dhënë ndaj librave me spiunazh/krimi dhe atyre fantastiko-shkencor.
Motivet që i shtyjnë femrat në krahët e romaneve janë largimi nga realiteti, kurse motivet që i shtyjnë meshkujt në librat tematikë janë në funksion të informimit apo të mësimit. Sigurisht që ka edhe femra që iu pëlqen të lexojnë libra politikë dhe meshkuj që ju pëlqen beletristika, por këta përfaqësojnë një minoritet brenda gjinisë.
Në një pikë duket se të gjithë studiuesit janë të një mëndje: bëhet fjalë për interesa të ndryshme dhe jo aftësi leximi të ndryshme.
Ndryshe…
Ruth Klüger, një studiuese e gjermanistikës dhe feministe, vëzhgon se femrat lexojnë libra të shkruar nga meshkujt dhe femrat. Meshkujt lexojnë libra fantastiko-shkencore ose memoriet e burrave të shtetit. Meshkujt, vazhdon me tej argumenti, interesohen për botën e krijuar dhe të sunduar nga burrat, ndërsa femrat interesohen për një botë të krijuar nga burrat dhe nga gratë.
Klüger shpjegon se kur femrat lexojnë letërsi të krijuar nga meshkujt, ato aplikojnë një teknikë speciale leximi, teknikë që iu mundëson atyre shndërrimin e një bote kryesisht mashkullore në një botë njerëzore. Prandaj, për femrat, leximi është automatikisht një proces kompleks, sepse atyre ju duhet të transferojnë dhe interpretojnë gjatë gjithë kohës së leximit.
Studimet jashtë feministe, të kryera nga shtëpitë botuese, tregojnë se 20 për qind e femrave me arsim të lartë, por vetëm 14 për qind e meshkujve me të njëjtin nivel akademik, janë me të vërtetë të obsesionuar me librin. 24 për qind e femrave të kësaj shtrese, por vetëm 10 për qind e meshjuve, pohojnë se leximi i një libri është për ta gjëja më e bukur që ekziston.
Ka edhe një tjetër ndryshim midis meshkujve dhe femrave: komunikimi. Femrat shkëmbejnë libra me njëra-tjetrën dhe janë ato që dhurojnë më tepër libra.
Përse këto ndryshime midis femrave dhe meshkujve? A janë këto preferenca të parapërcaktuara biologjikisht? Këtu interpretimet nuk mungojnë, por ato janë interpretime.
Ajo që ngelet janë diferencat të cila kërkojnë studime të mëtejshme për t’u shpjeguar objektivisht. Ndërkohë, ngelet të analizohet se si mund të shfrytëzohet ky informacion për të tërhequr sa më shumë njerëz, meshkuj apo femra, drejt librit. Çfarë strategjie do të mund të ndjekin shtëpitë botuese, ministritë e arsimit dhe shkollat për t’i inkurajuar të gjithë brezat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri truke për të zbardhur produktet PVC të zverdhura në shtëpi
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje