LAJMI I FUNDIT:

Miqësia me ish të dashurin: Përse nuk është fare ide e mirë!

Miqësia me ish të dashurin: Përse nuk është fare ide e mirë!

Miqësia me ish-të dashurin mbase duket të jetë një ide e mirë, mirëpo pas këtyre fakteve gjërat do t’i shkosh pak më ndryshe:

1. Nuk jeni në të njëjtat gjatësi

Meshkujt shumë më lehtë mbajnë miqësinë me ish të dashurat, sepse ata vërtet mendojnë të mbeten vetëm si miq, apo miq me përparësi, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, femrat, besojnë që sërish do të dashurohen dhe të fillojnë lidhje të re me ish të dashurin, ndërkaq miqësia u është vetëm zgjidhje momentale para se të binden sërish që më mirë ishte kur kanë qenë në lidhje dashurie.


2. Gënjen veten

Nëse mban lidhje të afërta me ish të dashurin menjëherë pas ndarjes, do të thotë që nuk e ke vërejtur humbjen e plotë e cila të ka ndodhur.

Ish i dashuri më nuk është në jetën tuaj në atë nivel në të cilin do të dëshiroje ti të ishte, ndërkaq duke ruajtur miqësinë krijon marrëdhënie artificiale dhe nuk e bind veten që vërtet nuk jeni bashkë.

3. Vështirë do të ecësh përpara

Miqësia me ish të dashurin mund të jetë kompensim i shkëlqyeshëm për humbjen e marrëdhënies, kompensim për të cilin nuk do të dëshirosh të ecësh përpara.

Ish i dashuri do të gjejë një tjetër, kjo është e vërteta, ndërkaq nëse ti nuk ec përpara, sërish do të mbetesh e vetmuar – pa të dashur dhe pa mikun, i cili vërtet nuk është i tillë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Shtatzëna
Kalo në kategori