LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, femrat e kanë më të madh: A e dini që klitorisi është më i gjatë se shumica e penisëve?

Megjithatë, femrat e kanë më të madh: A e dini që klitorisi është më i gjatë se shumica e penisëve?

Përfundimisht, klitorisi është akoma mister i pazbuluar i trupit të femrës. Janë këto fakte që e dëshmojnë këtë.

Nëse keni menduar që dini ç’është klitorisi, e keni gabim, transmeton Telegrafi. Disa nga këto fakte thjesht do t’ju befasojnë.

Klitorisi nuk është i njëjtë te të gjitha femrat – te disa është i fshehur, ndërkaq te të tjerat gjendet në pjesën e epërme apo të poshtme të buzëve të vagjinës.

Midis 50 dhe 75 për qind e femrave nuk mund të arrijnë orgazëm pa stimulim direkt të klitorisit.


Klitorisi rritet gjatë tërë jetës, ndërkaq pas menopauzës, mund të bëhet madje edhe dyfish më i madh.

Besoni apo jo, kitorisi është i gjatë rreth 10 centimetra, ndërsa me sy njeriu mund ta shohë vetëm një të katërtën e tij.

Ai e ka vetëm një destinim – kënaqësinë seksuale femërore, i cili njëkohësisht shton sanset për pasardhës.

Përse është i ndjeshëm klitorisi ndaj stimulimit? Për shkak se përmban më shumë se 8.000 përfundime nervore.

Stimulimi më i këndshëm i klitorisit gjithashtu dallon tek femrat – disa i preferojnë lëvizjet lart-poshtë, disa lëvizjet në rreth, ndërkaq disa preferojnë fërkime të lehta. /Telegrafi/