LAJMI I FUNDIT:

Përse meshkujt i adhurojnë femrat që qeshin shumë, por nuk i durojnë ato që realisht janë gazmore

Përse meshkujt i adhurojnë femrat që qeshin shumë, por nuk i durojnë ato që realisht janë gazmore

Një hulumtim i ri ka treguar që meshkujt nuk joshen edhe aq nga femrat që kanë kuptim të pasur humori. Më shumë joshen nga ato femra të cilat qeshin me shakat e tyre dhe anasjelltas.

Fatmirësisht, femrat nuk kundërshtojnë shumë për këtë shkak, sepse edhe ato i duan më shumë meshkujt gazmorë, të cilët dinë t’i bëjnë të qeshin, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit nga Universiteti në Majami kanë intervistuar më shumë se 80 meshkuj dhe femra lidhur me atë se sa i japin rëndësi partnerit i cili di t’i bëjë të qeshin apo sa e vlerësojnë shakanë dhe spiritualitetin e tyre.

Nga përgjigjet e tyre mund të konkludohet që femrat më shumë i vlerësojnë meshkujt të cilët dinë t’i bëjnë të qeshin, ndërsa meshkujt më shumë i vlerësojnë femrat të cilat qeshin me shakatë e tyre.


Hulumtuesit supozojnë që njerëzit kanë standarde të ndryshme kur është fjala për ndonjë botë të imagjinuar, ideale dhe reale.

A pajtoheni edhe ju me këto rezultate? /Telegrafi/