LAJMI I FUNDIT:

Xhelozitë përjetohen ndryshe në gjini të ndryshme

Xhelozitë përjetohen ndryshe në gjini të ndryshme

Xhelozia është një ndjenjë natyrale, por kur e kalon masën shndërrohet në sëmundje patologjike. Partnerët gjithmonë duhet t'i vlerësojnë emocionet dhe surprizat e këndshme, sepse ato janë elementi më vital në raportin çift.

Meshkujt përgjithësisht xhelozojnë për paraqitjen e femrës së tyre, si për shembull: për veshjen; mundohen të kontrollojnë se me kë komunikojnë ato, me kë flasin, duke u siguruar gjithmonë për të bërë publik faktin se femra është në krahët e tyre, pasi në këtë mënyrë e mposhtin xhelozinë.

Kjo xhelozi, ka ardhur si tipar i trashëguar ose si traditë që me lindjen e njerëzimit, me lindjen e dashurisë nga vetë natyra dominuese, transmeton Telegrafi.

Femrat përgjithësisht xhelozojnë për ambientin rrethues të partnerit të tyre, për mënyrën si e kalojnë ata kohën dhe me kë e kalojnë, për pasionin e tyre, për faktin se pretendojnë se lihen mbas dore nga koha që ai i kushton shoqërisë së tij.


Kjo mënyrë të xhelozuari është krijuar kohët e fundit, pra me evoluimin e kohërave, teknologjisë dhe formave të reja të argëtimit.

Në të vërtetë, xhelozia është një ndjenjë natyrale, por kur e kalon masën shndërrohet në sëmundje patologjike. Në këto raste personi duhet të pranojë gjendjen e tij dhe të marrë mbështetje psikologjike, pasi vetëm kështu mund ta mposhtë e të marrë fryte pozitive nga kjo terapi.

Sigurisht që mosndarja e kohës së mjaftueshme për partnerin, mosplotësimi i nevojës për dashuri ndikon në shtimin e ndjenjës së xhelozisë, pasi personat që u kushtojnë kohë të mjaftueshme njëri…tjetrit vlerësojnë bisedën në çift, ndajnë jetën e përditshme, nuk përjetojnë kriza xhelozie.

Partnerët gjithmonë duhet t’i vlerësojnë emocionet dhe surprizat e këndshme, sepse ato janë elementi më vital në raportin çift. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
E shkruar në shuplakë dore që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

E shkruar në shuplakë dore që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

A e dini se...
11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Lifestyle
Kalo në kategori