LAJMI I FUNDIT:

Shtatë arsye që të filloni kontaktin me vajzën e cila lexon libra

Shtatë arsye që të filloni kontaktin me vajzën e cila lexon libra

E dini ç’do të thotë fjala “librobikulariste”? Është personi i gjinisë femërore që ka dëshirë të lexojë libra. Shumicës me femrën e këtillë u duket e pamundshme që të krijojnë lidhje apo të bëjnë seks. Mirëpo, nuk janë të vetëdijshëm se sa gabojnë.

Këto janë ato karakteristika të mira të cilat i kanë adhurueset e librave:

Janë argëtuese

Nëse dëshironi që të kaloni kohën me dikë deri në fund të jetës, ju nevojitet dikush i cili është kompleks dhe i cili di të mendojë. Dikush i cili nuk është i parashikueshëm dhe i cili nuk është e lehtë që “t’i lexohen mendimet”.


Pranë personit të tillë ju do të jeni i popullarizuar në shoqëri

Në situata sociale do të bindeni edhe vetë që pikërisht shkëlqejnë gjithmonë ata njerëz të cilët kanë njohuri për ndonjë fushë apo dukuri.

Nuk ka kërkesa të mëdha

Femrës së tillë stolitë dhe bizhuteritë nuk i janë të rëndësishme, gardëroba apo veturat e shtrenjta. Ajo, po sikur personazhet e adhuruara të librave, e kupton se ç’është e rëndësishme në jetë.

Është e pavarur

Ajo nuk dëshiron të jetë gjithë kohën me partnerin e vet. Edhe asaj i nevojitet kohë për veten e vet.

Ka qëndrim

Dama e cila e ka pasion leximin e di kuptimin e jetës dhe nuk merret vetëm me gjëra të imëta. Ajo do të dijë të edukojë fëmijët tuaj, të marrë vendime të drejta në situata krize.

Di t’i shfaqë emocionet

Femra e cila dëshiron të lexojë do të dijë t’ju sqarojë shumë konkretisht se si ndihet në momentin e caktuar, madje, nëse e sheh të nevojshme, edhe me nuanca subtile.

Ajo është seksi

Femra e cila lexon për dashurinë dhe seksin i di të gjitha dhe gjithçka. Mos u befasoni nëse ju ofron diçka që ju duket e pakëndshme. Vetëm dorëzohuni dhe realizojani fantazinë. /Telegrafi/