LAJMI I FUNDIT:

A jeni ende duke menduar për ish të dashurin?

A jeni ende duke menduar për ish të dashurin?

Nëse jeni ende duke menduar për atë me të cilin jeni ndarë, mos vazhdoni ta mohoni, nuk ka asgjë të keqe. Ja si mund ta zbuloni nëse ende jeni në dashuri me të.

Kujtimet
Nëse ende i kujtoni të gjitha gjërat, edhe detajet më të vogla të takimeve tuaja, fjalët që keni thënë e momentet e lumtura, kjo do të thotë se vazhdoni të jeni në dashuri me ish të dashurin tuaj.

Përndjekja
Kjo është diçka që ndodh në rastet më të shpeshta. Sigurisht se ende vazhdoni ta përcillni çdo hap që bën ai në jetë, vendet ku del, ku e kalon kohën me shoqërinë, vazhdoni të bëni përpjekje për ta mbajtur të gjallë kujtimin që keni për të. Kjo është një shenjë se nuk mund ta harroni atë.

Shpresa për një rast të dytë
Kur dëgjoni lajme të këqija për ish të dashurin tuaj, ndiheni keq edhe ju. Kur dëgjoni se ai është i lirë dhe nuk ka lidhje me dikë tjetër, ju menjëherë filloni të mendoni se si do të ishte po të ktheheshit prapë bashkë. Megjithatë, më e mira është të vazhdoni me jetën tuaj.


Vizita në vendet e njëjta
Nëse ende vazhdoni t’i vizitoni të njëjtat vende ku keni qenë edhe me të, mund të ketë mundësi që nuk jeni duke e tejkaluar ndarjen. Ju nuk duhet të ktheheni në ato vende, sepse vetëm do të lëndoheni dhe nuk do të arrini asgjë. Mbi të gjitha, ju nuk doni të dukeni e dëshpëruar në sytë e tij. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
IN dhe OUT

IN dhe OUT

Keshilla Modë
Kalo në kategori