LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të jetë seksi e përcakton edhe lloji i muzikës

Çfarë do të jetë seksi e përcakton edhe lloji i muzikës
istockphoto

Pas seksit dhe ushqimit të mirë, muzika ndikon mirë te njerëzit, e arsye është lirimi i kemikaleve që janë përgjegjëse për disponim të mirë.

Shekspiri ka shkruar se muzika është ushqim i dashurisë, e nuk ishte i vetmi që dashurinë dhe seksin i kishte ndërlidhur me muzikën.

Muzika krijon përjetim romantik, sepse fjalët e këngës zgjojnë imagjinatën, ndërsa ritmi ndikon në lëvizjet që bëni.

Shijet e muzikës janë të ndryshme, por te shumica e njerëzve më se miri kalon muzika e filmave. Ndoshta sepse na përkujton në skena seksi dhe romantike nga filmat, transmeton Telegrafi.


Shumicës së njerëzve u pëlqen muzika me ritmin e të rrahurave të zemrës. Pos muzikës, edhe tingujt e oqeanit zgjojnë dëshirën seksuale, sidomos te femrat, të cilat në tingujt e tillë ndihen mirë dhe tërheqëse brenda vetes së tyre.

Sipas hulumtimeve, adhuruesit e muzikës xhaz më së shumti praktikojnë seksin, ndoshta arsye është zëri erotik i saksofonit.

Muzika R’n’B është e përsosur për mbrëmje sensuale dhe për dashuri të ngadaltë.

Sipas mendimit të shumicës së femrave dhe të meshkujve, muzika metal është tingulli i fundit që do të dëshironin ta dëgjonin.

Kjo muzikë sipas hulumtimeve nervozon dhe zemëron njerëzit. /Telegrafi/