A duhet thënë të gjitha detajet partnerit, si ato të së kaluarës, po ashtu edhe ato të së ardhmes, apo duhet fshehur diçka, në mënyrë që ta ruajmë qetësinë në lidhje?
Në rastet më të shpeshta, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, fshehtësitë kryesisht sillen rreth jetës së dikurshme seksuale.
Mirëpo, fshehtësi të tilla shpeshherë sjellin deri në katastrofa potenciale brenda një lidhjeje, transmeton Telegrafi.
Nëse njëri partner kupton diçka, diçka që do të mund të interpretohej keq, nga dikush tjetër, kjo mund të’ sjellë deri në humbjen e besimit dhe shfaqjen e xhelozisë.
A mund një çift të jetë i sinqertë 100%?
Të jesh i/e sinqertë gjatë gjithë kohës varet nga disa faktorë, si personaliteti, situatat, si dhe mirëkuptimi që ekziston ndërmjet çifteve.
Në realitet është shumë e vështirë të jemi të sinqertë me partnerin 100%. Por, një gjë duhet ta dini, sa më të sinqertë që jeni me partnerin, aq më e fortë do të jetë lidhja juaj.
Në anën tjetër, ekzistojnë disa njerëz, të cilët mendojnë se ruajtja e disa fshehtësive të vogla kontribuon në ruajtjen e qetësisë në lidhje.
Por, nëse heshtin diçka me peshë, nëse kjo zbulohet në të ardhmen, atëherë problemet do të jenë të shumta, sepse aty vjen në shprehje humbja e besimit në njëri-tjetrin.
Po ashtu, duhet ta dini se ruajtja e diçkaje të madhe nga partneri shkakton stres dhe mungesë vetërespekti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Shtatzënia tek qentë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City