LAJMI I FUNDIT:

Kur papagalli i nduk puplat

Kur papagalli i nduk puplat

Papagalli im tash disa ditë ia nduk vetes puplat dhe kjo më shqetëson shumë. Më intereson pse e bën këtë dhe a bëhet fjalë për ndonjë sëmundje serioze?

Një nga arsyet kryesore pse shpezët i ndukin puplat e tyre është periudha e ndërrimit të puplave, me ç’rast paraqitet kruarje për shkak të rritjes së puplave të reja. Nëse është fjala për këtë, mos u shqetësoni, sepse vetëm duhet t’ia forconi ushqimin papagallit tuaj duke i shtuar më shumë vitamina. Në treg mund të gjeni preparate të ndryshme që përmbajnë aminoacide, jod dhe vitamina.

Ndukja e puplave mund të jetë e kushtëzuar edhe nga paraqitja e parazitëve të ndryshëm, baktereve, myshqeve ose alergjisë, dhe ky është një problem më serioz. Nëse bëhet fjalë për parazitët, ekzistojnë spërkatës, me anë të të cilëve trajtohet papagalli, por edhe kafazi në të cilin gjendet, kurse shërimi është shumë i shpejtë.

Një tjetër arsye e mundshme për këtë akt të papagallit mund të jetë edhe ushqimi monoton, pa pemë dhe perime të freskëta, kështu që lëkura e shpendit thahet dhe irritohet.


Sido që të jetë, këshillohet që papagalli të dërgohet te veterinari, i cili do ta zbulojë shkaktarin e saktë dhe do t’ia përshkruajë terapinë e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Lifestyle
Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato

Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato

A e dini se...
Këshilla nga kopshtarët me përvojë: Rikuperoni trëndafilat pas reshjeve

Këshilla nga kopshtarët me përvojë: Rikuperoni trëndafilat pas reshjeve

Lule
Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Një ndërtesë magjepsëse kulture, frymëzuar nga krahët e zogjve shtegtarë, projektuar nga arkitektët Zaha Hadid

Një ndërtesë magjepsëse kulture, frymëzuar nga krahët e zogjve shtegtarë, projektuar nga arkitektët Zaha Hadid

15 minuta në ditë për vitalitet: Ja pse ushtrimi i pesë tibetianëve është i popullarizuar në mbarë botën

15 minuta në ditë për vitalitet: Ja pse ushtrimi i pesë tibetianëve është i popullarizuar në mbarë botën

Joga
Kalo në kategori