LAJMI I FUNDIT:

Tango për trup dhe zemër

Tango për trup dhe zemër

Secili vallëzim, domethënë edhe tangoja, ndihmon në forcimin dhe formësimin e trupit, në zvogëlimin e tendosjes psikike, në përmirësimin e humorit...

Tangoja pasionante ka treguar edhe një përparësi të saj – me vallëzimin e saj mund të shpëtohet lidhja problematike, kanë publikuar shkencëtarët nga Universiteti i Frankfurtit.

Hulumtimi e ka prekur popullaritetin e "terapisë me tango", të cilën e këshillojnë gjithnjë e më shpesh këshilluesit bashkëshortore. Për nevojat e hulumtimit, 22 çifte kanë vallëzuar
rregullisht tango si dhe i kanë plotësuar pyetës orët lidhur me ndjenjat e tyre, pastaj hulumtuesit e kanë matur nivelin e kortizonit (hormon i stresit) dhe të testosteronit (hormon seksual), para dhe pas terapisë vallëzuese.

Rezultatet laboratorike kanë treguar se vërtet ka ndodhur ulja e kortizonit, ndërsa rritja e nivelit të testosteronit, për ç’gjë mund të falënderojnë muzikën, lëvizjet si dhe kontaktin fizik me partnerin. /Telegrafi/