LAJMI I FUNDIT:

Surfimi i sjell dobi trurit

Surfimi i sjell dobi trurit

Një studim i ri tregon se surfimi i zakonshëm në internet i sjell dobi trurit, prandaj ekspertët rekomandojnë që personat e moshuar të qëndrojnë më gjatë online.

Hulumtuesit kanë zbuluar se kërkimi në internet aktivizon qendrat trunore përgjegjëse për sjelljen e vendimeve dhe nxisin mendimin e përbërë.

Në studim janë përfshirë persona të moshave ndërmjet 55 dhe 76-vjeç, të cilëve iu është përcjellë qarkullimi i gjakut gjatë kohës kur kanë qëndruar në internet.

Rezultatet kanë treguar se kërkimet në internet janë një formë shumë e mirë e ‘ushtrimeve’ për trurin.