Ndihesh sikur po e humb kohën kot? Katër taktika që do të të ndihmojnë
Imagjino sikur koha është si një portofol i mbushur me para që harxhohet çdo ditë, qoftë në mënyrë të zgjuar ose në mënyrë të pakujdesshme. Çdo minutë që kalon është një monedhë e shpenzuar që nuk kthehet më…
Por si mund ta përdorim kohën më mirë dhe të ndalojmë së humburi atë me gjëra të parëndësishme?
Ja disa taktika me të cilat mund të filloni për të përmirësuar aftësinë e menaxhimit të kohës:
1. Vendos prioritete të qarta
Fillimi i mbarë është gjysma e punës, por të dish se çfarë është më e rëndësishme për të bërë është thelbi i një jete produktive. Mbaj një listë të detyrave, të organizuar sipas parimit të 80/20: përqendrohu te 20% e gjërave që sjellin 80% të rezultateve.
Në vend që të shpërndash energjinë kudo, përqendroji përpjekjet te ato gjëra që do të kenë ndikim më të madh në jetën dhe karrierën tënde.
2. Përcakto një afat për detyrat
Shumë prej nesh humbasin kohë sepse kalojmë nga një detyrë në tjetrën pa një strukturë të qartë. Këtu hyn në lojë teknika “Pomodoro”: Vendos një alarm për 25 minuta dhe përqendrohu tërësisht te një detyrë. Pastaj bëj një pushim të shkurtër 5-10 minuta. Rifillo përsëri të punosh për 25 minuta të tjera.
Kjo metodë ndihmon të qëndrosh i përqendruar dhe të shmangësh shpërqendrimet që të vjedhin minutat.
3. Mos bëj shumë gjëra në të njëjtën kohë
Edhe pse duket sikur po bën më shumë duke u marrë me disa detyra njëherazi, e vërteta është e kundërta: multitasking-u ul produktivitetin dhe të bën më pak efektiv.
Përqendrohu në një detyrë në një afat kohor të caktuar dhe jepi gjithë vëmendjen tënde. Kur ta përfundosh, kalo në detyrën tjetër me energji dhe qartësi mendore.
4. Merr kohën e duhur për të pushuar
Kjo mund të duket aspak produktive, por pushimi i planifikuar është thelbësor për të qenë më produktiv. Kur je gjithmonë “në punë”, truri yt lodhet dhe fillon të bëjë gabime. Cakto orare për pushime të shkurtra ose aktivitete që të çlodhin. Do të shohësh se si të rritet energjia dhe përqendrimi, citon Anabel.
Koha është e vetmja gjë që nuk mund ta rikuperojmë, prandaj është koha për të marrë kontrollin. Me këto taktika të thjeshta, mund të ndalosh së humburi minutat e vlefshme dhe të fillosh të investosh zgjuar. Në fund të fundit, nuk ka asgjë më të çmuar se koha që përdoret mirë – dhe asgjë më të keqe se të kesh ndjesinë se ke humbur një ditë të tërë pa bërë asgjë “vërtet të dobishme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë ndodh nëse nuk i hapim dritaret në dimër?
E kanë konfirmuar një mijë çifte: Cila ditë është më e mira për seks
Çfarë të manifestoni në 2025, sipas shenjës suaj
Pse duhet ta vendosni gjithmonë një monedhë në derën e dhomës tuaj të hotelit? Videoja ka grumbulluar miliona klikime
Ky është parfumi më i shtrenjtë në botë
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pas eliminimit, Kevini bashkohen me Anën, kjo e fundit poston një fotografi interesante
Katër nga tetë policët e aksidentuar nisen për në QKUK nga Spitali i Mitrovicës
“Do të kemi probleme me rusët”, Vuçiq: SHBA do t’i vendosë sanksione Industrisë Serbe të Naftës për shkak të pronësisë ruse
FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal në shortin e Kupës së Botës
Surroi për 4-vjeçarin e Kurtit: Prania e shtetit në tërë territorin është forcuar
Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026