LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i shpejtë nuk është për shtatzënat

Ushqimi i shpejtë nuk është për shtatzënat

Studime të shumta kanë treguar se dhënia gji zvogëlon mundësinë e shfaqjes së astmës te fëmija. Ndërsa të dhënat e reja sugjerojnë që konsumimi i ‘ushqimit të shpejtë’ më shumë se njëherë në javë minimizon efektin dobiprurës të qumështit të nënës në sistemin e frymëmarrjes së foshnjës.

Autorët e studimit pohojnë se fajtor për këtë efekt negativ të “fast food-it” është sasia e madhe e yndyrave dhe kripës që janë të pranishëm në këtë lloj tët ushqimit.

Duke pasur parasysh ‘famën’ që ka “fast food” në ditët e sotme, shkencëtarët dyshojnë se ky lloj ushqimi mund të jetë njëri nga faktorët kryesorë që numri i fëmijëve të sëmurë me astmë po rritet vazhdimisht përkundër ushqyerjes me qumësht nga nënat e tyre.