LAJMI I FUNDIT:

Mjaft i shkatërruat këpucët tuaja!

Mjaft i shkatërruat këpucët tuaja!

Ne nuk jemi të fiksuar për këpucët vetëm kur vjen fjala për t’i blerë ato, por edhe kur fjala është për çdo gjë tjetër që lidhet me to. Ne kemi mësuar shumë për këpucët duke filluar nga faktet më të çuditshme e deri tek të bërit më të rehatshme, por ka akoma më shumë për të mësuar.

Këto janë gjerat më të këqija që po u bëni këpucëve.

Veshja e këpucëve të kamoshit
Veshja e këpucëve të kamoshit në shi ose në kushte të këqija të motit është një mënyrë tjetër që dëmton këpucët. Këpucët e kamoshit nuk kthehen kurrë më në gjendjen e mëparshme, nëse kanë ndenjur në këto kushte”.

Moskujdesja paraprake për këpucët
Njerëzit në fakt duhet t’i mbrojnë këpucët e tyre përpara se ato të vishen, por ata nuk e bëjnë këtë. Duke i mbrojtur këpucët paraprakisht, ne do ti bëjmë ato më jetëgjata. Shembuj të mbrojtjes së këpucëve mund të përfshijnë: lyerjen me një solucion fluorkarboni që është i papërshkueshëm nga uji dhe njollat dhe përdorimi i një gome të hollë përpara se t’i veshim.


Larja e atleteve në rrobalarëse
Një nga gabimet më të mëdha është larja e atleteve në rrobalarëse. Jo vetëm që kjo larje e dëmton cilësinë e këpucës, por edhe e ndan këpucën nga baza.

Mbipërdorimi
Një nga gabimet më të mëdha që bëjmë është mbipërdorimi i këpucëve. Kjo i dëmton ato në një pikë pa kthim, shkruan Anabel. Në disa raste mund të jenë të shpëtueshme (por me një kosto të lartë) dhe në disa raste janë tepër të dëmtuara.

Duke i mbajtur ato të mbyllura
Ashtu si dhe njerëzit, këpucët kanë pore që kanë nevojë për ajrosje, kështu që përpiquni të mos i lini ato në dollap për një kohë të gjatë. Mbajini ato në një dhomë të hapur dhe sigurohuni që nuk janë në qese plastike për një kohë të gjatë. /Telegrafi/