LAJMI I FUNDIT:

Trendet e rrobave të banjës për verë 2015

Trendet e rrobave të banjës për verë 2015

Në sfilatën e plazheve të 2015-ës do të ketë prurje të reja. Rrobat e banjës këtë vit kanë ndryshuar shumë, duke iu referuar propozimeve të fundit që vijnë nga emrat e mëdhenj të modës.

Kostumi i banjës trup është trendi që nuk duhet të mungojë në valixhen e plazhit. Është veshja tipike, që vjen e rikthyer nga vitet ’30, por në të njëjtën kohë, është konsideruar edhe si veshja më e përshtatshme, sipas stilistëve, sepse shërben për të mbuluar një pjesë të mirë të tipareve femërore dhe ato pak kile të shtuara gjatë dimrit, që nuk ke mundur t’i zhdukësh gjatë pranverës.

Megjithatë, jo të gjitha preferojnë të veshin truporet në plazh, edhe pse stilistët e rekomandojnë si veshjen më të përshtatshme. Shumë prej tyre vazhdojnë të preferojnë bikini, i cili këtë vit po ashtu ka ca ndryshime të dukshme: ato mund të jenë trekëndëshe ose bust, ndërsa mbathjet këtë verë kanë një shtrat të lartë e më të theksuar.


Mes risive të kësaj vere, stilistët propozojnë edhe bikini që ngjasojnë me ato të viteve ‘60, si ato që vishte dikur aktorja e famshme Brigitte Bardot., shkruan revista class. Pra, kjo verë i kërkon vajzat pak më të mbuluara, gjithmonë në përshtatje me linjat e trupit.

Dhe mos harro: Joshëse mund të dukesh duke u kushtuar rëndësi detajeve dhe përzierjes së bukur të ngjyrave. Shikoni disa propozime nga koleksionet e fundit të markave të njohura. /Telegrafi/