LAJMI I FUNDIT:

Si të mësojmë fëmijën të heq pelenat dhe të përdor tualetin

Si të mësojmë fëmijën të heq pelenat dhe të përdor tualetin

Mësimi i tualetit është një fazë transitore e rëndësishme e zhvillimit në moshën dyvjeçare. Prindërit e rinj nxitojnë të shikojnë fëmijën e tyre të përparojë dhe të rritet dhe shpesh çdo fazë e zhvillimit shkakton ankth dhe shqetësim.

Mësimi i tualetit kërkon nga prindërit mirëkuptim, trajtim delikat dhe shumë durim. Periudha e duhur për fillimin e mësimit të tualetit është pas ditëlindjes së dytë, kur fëmija do të jetë rritur dhe kontrollon muskujt unazorë.


Mësimi i tualetit dhe ndërprerja e pelenave është detyrë e re për fëmijën tuaj, një detyrë që duhet ta marrë përsipër e ta realizojë.

Deri tani ndërrimet e pelenave, larja dhe fshirja e fëmijës shoqërohej me shumë shprehi dashurie dhe kujdesi siç janë përkëdheljet, përqafimet, puthjet dhe gudulisjet… papritmas e gjithë kjo mbaron dhe zëvendësohet nga rigoroziteti dhe përgjegjësia e “je mjaft i rritur për të mos u lagur” ose “përdor oturakun tënd”.

Fëmija nuk mund të shpjegojë këtë sjellje të papritur tuajën pasi e percepton si shkëputje dhe ftohtësi.

Prandaj procesi i trajnimit duhet të jetë një lojë e re, këshillon Babylino.

▪ Nis të përdorësh pelena mbathje me motive gazmore për fëmijë të cilat fëmija mund t’i ulë e t’i ngrejë me lehtësi kur të dojë të shkojë në tualet. Do të gëzohet jashtë mase me “mbathjet” e tij të reja, që duken më së shumti si ato të mamit ose të babit.

▪ Mund t’i blini fëmijës një oturak të bukur me dizajn gazmor ose një ndenjëse të veçantë fëmijësh për tualetin dhe një stol që të mundet të ulet në tualet dhe të vendosë këmbët. Në fillim, fëmija mund të veshë edhe pelenën, ndërsa ulet në oturak apo në tualet.

▪ Gjatë ditës hiqini pelenën dhe vishini fëmijës mbathje.

▪ Kur shikoni rezultatet e para, shpërble përpjekjet e fëmijës edhe nëse nuk ishte sukses i madh dhe përdorni shprehje si “s’ka gjë”, “ia dolëm shumë mirë”. Shmang shprehjet si “herën tjetër do t’ia dalim” pasi kjo mund të jetë stresuese.

▪ Qëndro me fëmijën në tualet për sa kohë që ai dëshiron dhe kërko lejen e tij për të shtypur kazanin e shkarkimit, kur të jetë gati. Fëmijët mendojnë për jashtëqitjet e tyre si diçka të vetën, ata i pëlqejnë ato dhe e ndihen çuditshëm t’i largojnë, kështu që duhet treguar durim deri sa t’ia dilni, por edhe krenari e madhe kur përpjekjet e fëmijës janë të suksesshme.

▪ Shpejt do të duhet t’u përgjigjeni pyetjeve si “pse largohet” ose “ku po shkon”? Ekspertët rekomandojnë të përdorni përgjigje si “në një det të largët” ose “shkon në lumë e pastaj udhëton për në det”. Kryesisht përdorni përgjigje që janë të vërteta dhe nuk trembin fëmijët.

▪ Duhet t’i shpjegoni fëmijës që “urina” është uji që ka pirë dhe “jashtëqitja” është ushqimi që ka ngrënë. Trupi i tij mban të gjitha vitaminat dhe ushqyesit që i duhen për t’u rritur e për tu bërë fëmijë i madh e i fortë dhe çdo gjë që nuk i duhet kthehet në “urinë” e “jashtëqitje”

/Telegrafi/