LAJMI I FUNDIT:

Stil dhe elegancë në periudhën e ëmbël

Stil dhe elegancë në periudhën e ëmbël

Në fakt nuk është aspak një periudhë e vështirë, siç e konsiderojnë pjesa më e madhe e femrave.

Shumë nëna në pritje ëndërrojnë që edhe në këtë periudhë të jetës të vishen bukur dhe të kenë stil, ndryshe nga ato që mjaftohen me një palë pantallona me llastik, kominoshe apo një fustan me shumë X për periudhën e verës.

Tani nuk ka më triko të gjata, as një a dy veshje gjatë muajve të fundit, sepse shtatzënia është ajo periudhë e jetës, e cila sa herë përsëritet, të fal sharmë, nëse zgjedh veshjen e duhur.

Megjithatë, në këtë periudhë të jetës, mbi të gjitha veshjet duhet të jenë të rehatshme, sepse sado të bukura, stili vendoset atëherë kur të fal rehati.


Në shtatzëni nuk ka receta dhe rregulla: të gjitha lejohen, nëse i kombinoni bukur, duke filluar që nga streçet apo fustanet e ngushta e deri te fustanet e mbrëmjes apo pantallonat e shkurtra, ngjyra dhe modele të larmishme për çdo periudhë të ditës. Shikoni këto zonja në pritje dhe merrni shembull.

Çfarë mund të thoni për Nora Istrefin dhe Fjolla Morinën, të cilat jo vetëm vazhdojnë të jenë në modë në këtë periudhë të jetës, por edhe eksperimentojnë me (zh)veshjen në periudhën e tyre të ëmbël.