LAJMI I FUNDIT:

Meshkuj, vishuni në mënyrë elegante për festa

Meshkuj, vishuni në mënyrë elegante për festa

Gjatë periudhës së festave kthehet në modë kadifja. Palltoja është një nga veshjet më të rëndësishme, por për rastet akoma më sportive, pranohen dhe pulovrat e trasha të leshit.

Xhaketa dhe pantallonat janë të këshilluara, por jo gjithmonë është e nevojshme të vishni këmishë. Kjo do të thotë se në rastet pak a shumë jo formale, mund ta harroni këmishën e në vend të saj të zgjidhni një pulovër me jakë të mbyllur. Kur situata bëhet më me elegancë’, duhet të jeni super formalë dhe shumë elegantë.

Gjatë periudhës së festave kthehet në modë kadifja, një copë e fisme, e përshtatshme për rastin tuaj. Për të dalë një darkë me miqtë, mund të visheni me kadife. Xhaketa është gjithmonë zgjedhja më e mirë. Mund ta kombinoni me pantallona xhins të errëta e bluza të mbyllura prej leshi të hollë. Për darkat e rëndësishme, më mirë komplet kadife.Palltoja është një nga veshjet më të rëndësishme . Për më tepër që bën ftohtë në këtë periudhë. Për darkat jo formale me miqtë, mund të zgjidhni një model klasik dopiopet, kurse për situatat më formale, një model të gjatë deri tek gjunjët, jo më poshtë.

Për rastet akoma më sportive, pranohen dhe pulovrat e trasha të leshit, sidomos po të keni një trup të fortë, këshillon Living.


Në fund, dhurojini vetes aksesorë, si kapele borsalino apo doreza lëkure, të cilat kur janë të kombinuara mirë me bizhuterinë, do t`ju bëjnë të dukeni mrekulli dhe për festa. /Telegrafi/