LAJMI I FUNDIT:

S’ka më njolla nga djersa me këmishën

S’ka më njolla nga djersa me këmishën

Brendi britanik i modës Marks & Spencer ka prodhuar këmishën “Dri-Guard” me teknologjinë e veçantë të valëve inteligjente e cila thith djersën dhe mundëson avullimin e saj, shkruan Daily Mail.

Këmisha “Dri-Guard” vepron me ndihmën e teknologjisë së veçantë të valëve inteligjente me të cilat djersa avullohet dhe nuk mbetet në veshje.

Fibrat e jashtme të këmishës refuzojnë lagështinë dhe parandalojnë formimin e rrathëve të errët.

Çmimi i këmishës me mëngë të gjata është 36 euro, kurse me të shkurtra 33 euro, ndërsa mund të porositet online në faqet e internetit Marks & Spencer. /Telegrafi/