LAJMI I FUNDIT:

Kostumi i hirtë, për veshje të ndryshme

Kostumi i hirtë, për veshje të ndryshme

Trendi i femrave për dimrin është kostumi i qepur mirë, i cili vishet në shumë mënyra, për shkak se kombinohet në mënyrë të përsosur me veshje të ndryshme.

Po ju paraqesim një kostum ngjyrë të hirtë dhe forcën e tij të transformimit.

Për variantin më të rehatshëm vishni xhinse, xhemper me kapuç dhe xhaketë, ndërkaq kombinimin plotësojeni me këpucë të përshtatshme.

Dëshironi të dukeni atraktive, por pa e tepruar? Me mini-fund apo shorts vishni xhaketë dhe çorapë të trasha. Do të jeni të kënaqura.


Nëse çizmet i keni atu mode kryesore për dimër, vishni me pantallona të gjatë deri në gjysmë pulpe të këmbës. Do të dukeni elegante. /Telegrafi/