LAJMI I FUNDIT:

Getat në trend, por dobësojnë muskujt

Getat në trend, por dobësojnë muskujt

Getet fshehin pjesë të trupit, të cilat nuk na pëlqejnë, megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen se bartja e tyre dobëson muskujt.

Getat do t’ju ndihmojë të dukeni me trup më elegant e forma më të rregullta, sapo t’i vishni, porse një zbulim i ri do t’i tronditë shumë femra për të cilat getet janë bazë e kombinimit ditor të veshjes. Mbështeten dhe bartin kuadricepsin, prapanicën dhe barkun, kështu pra bëjnë punën të cilën do të duhej ta bëjnë muskujt. Për këtë shkak zbuten këmbët dhe stomaku.

Gjatë verës, kur duhet të heqim rrobat e tepërta, shohim se ato pjesë të trupit nuk janë të forta sa kanë qenë ose si do të duhej të ishin.

Getat fshehin pjesë të trupit, të cilat nuk na pëlqejnë, siç janë celuliti në këmbë ose shtresa rreth barkut, pra mund ta injorojmë problemin dhe jemi më pak të motivuar për të ushtruar. /Telegrafi/