LAJMI I FUNDIT:

Shmangni teprimin

Shmangni teprimin

Intervista e parë për vend të ri pune në vetvete është stresuese. Por, nuk ju duhet të lejoni diçka e vogël t’ju humbë mundësitë për punën e ëndërruar.

Nëse do t’iu duhet të bëni një intervistë për punë e cila është më se e rëndësishme për ju, çelësi i suksesit qëndron te fjala ‘smart’. Veshja elegante për to do të ishte një fund formal, ose pantallona të tilla, me një këmishë apo bluzë të thjeshtë. Përpiquni të mos jeni ekstravagante apo do të dukeshit vërtet qesharake dhe të pabesueshëm për punë. Dekolteja dhe këmbët nuk duhet të jenë shumë të zbuluara.

Një kujdes të veçantë vajzat duhet të tregojnë edhe me këpucët. Ato duhet të jenë sa më komode, të mirë mbërthyera dhe jo me taka shumë të larta. Sepse ju nuk do të donit të rrëzoheshit sapo të kishit mbaruar intervistën. Prej takave të larta ka shumë rrezik të ndodhë.

Nëse keni flokë të gjatë, do të ishte më mirë nëse i lidhnit ato në formë bishti të rregullt apo edhe një modeli të thjeshtë. Edhe, make up sugjerohet por sa më pak do të ishte më mirë. Do të ngjanit më natyrale e për më tepër serioze.


Përdorni bizhuteri sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni që kjo është një intervistë pune dhe jo party me miqtë. Ato duhet të jenë sa më të thjeshta dhe fine. Çanta gjithashtu duhet të kombinohet me veshjen tuaj dhe kujdes; duhet të jetë në gjendje sa më të mirë fizike. /Telegrafi/