LAJMI I FUNDIT:

Modelet ideale të xhinseve që i përshtaten trupit tuaj

Modelet ideale të xhinseve që i përshtaten trupit tuaj

Xhinset janë rroba të domosdoshme të cilat secila femër i ka në dollapin e vet, ndërsa ato mund të vishen thuajse në të gjitha rastet.

Meqenëse forma e trupit të femrave dallon, duhet që të zgjidhet modeli i xhinseve që do të fshehë të metat dhe do të vë në pah më të mirën.

Nëse dëshironi t’i fshihni kofshët
Femrat që duan t’i fshehin kofshët duhet të shmangin xhinset e ngushta. Kofshët më së miri do t’i fshehin xhinset me lartësi mesatare të belit dhe me qepje të rrafshët, që nuk vënë në pah pjesët anësore dhe bien lirshëm. Preja e tillë do ta zgjasë figurën tuaj.

Nëse dëshironi të fshihni barkun
Thelbi i fshehjes së barkut qëndron në lartësinë e pjesës së belit, i cili nuk duhet të jetë as shumë i lartë as shumë i ulët. Lartësia e pjesës së belit të xhinseve duhet ta ndajë barkun tuaj në dy pjesë, që do të thotë se prerja e xhinseve duhet të jetë nën nivelin natyror të belit dhe mbi ije.


Nëse dëshironi ta theksoni prapanicën
Problemi i prapanicës së rrafshët mund të zgjidhet me sukses përmes xhinseve të duhura, ndërsa sekreti qëndron te xhepat. Xhinset me xhepa të theksuar që kanë palë shtesë, pulla zbukuruese ose dekorime tjera të spikatura, do të vënë në pah prapanicën tuaj dhe do t’i japin vëllim.

Për femrat e shkurtra
Në ditët e sotme nuk është problem të gjenden xhinse për femrat me trup të shkurtër, pasi që thuajse të gjitha modelet mund të shkurtohen me lehtësi. Mirëpo, duhet kushtuar kujdes qepjes, e cila nuk guxon të jetë shumë e gjerë. Më mirë zgjidhni xhinse të ngushta, në mënyrë që t’i zgjatni vizualisht këmbët tuaja.

Për të gjatat dhe të hollat
Femrat e gjata dhe të holla, pa ije të shprehura, frymëzimin për modelin e tyre më të mirë duhet ta kërkojnë në stilin e të shtatëdhjetave. Këto xhinse të popullarizuara vijnë në të gjitha variantet, nga ato ultra të gjera deri te ato me prerje pakëz më të lehtë që fillojnë të zgjerohen kah mesi i kofshëve. Xhinset e tilla do të vënë në shprehje figurën tuaj të hollë dhe ndërtimit tuaj sportiv do t’i japin notë femërore.

/Telegrafi/