LAJMI I FUNDIT:

Çizmet të preferuara për vjeshtë

Çizmet të preferuara për vjeshtë

Edhe pse përnjëherë kanë filluar ditët e ftohta, njerëzit nuk shmangin daljet e tyre nëpër qytete, ndërsa si zakonisht në sy bien femrat e rregulluara, të cilat shëtisin me të preferuarat e tyre për këtë sezon- çizmet.

Çizmet duket se do të jenë pjesët kryesore të modës gjatë vjeshtës, për faktin se ato mund të kombinohen në mënyrë të përsosur me veshje të ndryshme.

Femrat nëpër qytet kryesore evropiane mezi kanë pritur që të veshin çizmet e tyre të vjeshtës, ndërsa edhe pse kombinimet e modës janë të shumta, vëmendja gjithmonë ka rënë te ato që kanë pasur në këmbë- çizmet e të gjitha ngjyrave dhe formave. /Telegrafi/