LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndalimi i reklamës së Gisele të veshjeve të brendshme

Kërkohet ndalimi i reklamës së Gisele të veshjeve të brendshme

Ministria e Grave në Brazil ka kërkuar që të suspendohet një reklamë televizive e veshjeve të brendshme, me Gisele Bundchen në rolin kryesor.

Kjo ministri ka kërkuat nga institucionet përgjegjëse që ta ndalojnë këtë reklamë, sepse, sipas tyre, forcon stereotipat e gabuar për femrat si objekte seksuale.

Në reklamën në fjalë, manekinia i këshillon femrat se si t’ua thonë partnerëve lajmin e keq.

Kompania e veshjeve të brendshme, “Hope”, e cila e ka xhiruar reklamën, ka thënë se Gisele ka pasur qëllim të qartë dhe të përcaktuar, dhe kjo ka qenë që në mënyrë argëtuese të tregojë se sensualiteti natyror për të cilin janë të njohura brazilianet, mund të jetë armë e efektshme kur dikujt duhet t’i thuhet lajmi i keq. /Telegrafi/