LAJMI I FUNDIT:

Kylie Minogue me pamje krejtësisht të ndryshuar

Kylie Minogue me pamje krejtësisht të ndryshuar

Në javën e modës në Paris, Kylie Minogue është shfaqur me pamje krejtësisht të ndryshuar. Nuk është e çuditshme që ka bërë ndryshim, por ndoshta është pak jo e zakonshme ta shohim me këtë variant.

Vite me radhë jemi mësuar ta shohim si bionde, por tani ngjyra e flokëve të saj është krejtësisht tjetër. "Venera e xhepit" i ka ngjyrosur flokët me nuancë të errët, kështu që mund të karakterizohet si brune ose e zezë.

Një gruaje me pamje të tillë, është e dukshme që i shkon çdo lloj ngjyre për flokët. Kylie Minogue duket bukur edhe me veshje klasike edhe me veshje sportive edhe me pak grim, edhe si bionde edhe si brune. /Telegrafi/