LAJMI I FUNDIT:

Viktor e Rolf prezantojnë fustane për mbrëmje

Viktor e Rolf prezantojnë fustane për mbrëmje

Dizajnerët holandezë, Viktor dhe Rolf, kanë prezantuar në Paris koleksionin e tyre madhështor pranverë/verë 2012.

Spektaklin e modës e kanë hapur dy këngëtare, të cilat ishin të ngritura pesë metra nga toka, dhe në taktet e para të muzikës, fustanet e tyre filluan të zgjeroheshin, ndërsa manekinet filluan të dilnin dhe të ecnin nëpër pistë.

“Kemi dashur të bëjmë diçka simpatike dhe femërore”, kanë thënë dizajnerët, të cilët në koleksionin e tyre të ri, kryesisht kanë përdorur mëndafsh dhe lidhëse.

Ata në kryeqytetin francez kanë prezantuar fustane për mbrëmje me ngjyra të lumtura, të cilat vënë në pah femëroren, por njëkohësisht fshehin shumëçka për ta ngacmuar fantazinë mashkullore.


Po ashtu, kanë prezantuar edhe disa fustane ekstravagante, si edhe bizhuteri ‘të rëndë’ dhe shkëlqyese. /Telegrafi/