LAJMI I FUNDIT:

Të brendshmet e Victoria’s Secret shkaktojnë dhimbje

Të brendshmet e Victoria’s Secret shkaktojnë dhimbje

Njëra nga engjëjt e shtëpisë së njohur të modës “Victoria’s Secret”, Selita Ebanks, ka deklaruar se veshjet e brendshme më të kërkuara në botë nganjëherë mund të shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Ndoshta mendoni se nuk ka moment më mahnitës sesa veshja e brekëve dhe jelekëve të zbukuruar me diamante, mirëpo Ebanks, e cila ka bartur një palë të brendshme të tilla të “Victoria’s Secret” në vlerë prej 4.5 milionë dollarësh, nuk pajtohet me këtë mendim.

“Nuk jam frikësuar nga vlera e veshjeve të tilla, sesa nga dhimbja. Po, diamantet dhembin, sidomos në pjesë të caktuara të trupit. Pas revysë kam qenë e gërvishtur dhe e mavijosur”, është ankuar Selita.

“Victoria’s Secret” është prodhuesi më i madh i veshjeve të brendshme që brenda një viti përfiton më shumë se një miliard dollarë./Telegrafi/