LAJMI I FUNDIT:

Një shtatzënë e bukur

Një shtatzënë e bukur

Aktorja shtatzënë, Jessica Alba, ka tërhequr fotoreporterët dhe shikimet e të gjithëve në premierën e filmit “Spy Kids 4D” në Los Angeles, duke treguar se gjatë shtatzënisë femra shkëlqen në një mënyrë të veçantë.

Fustani i zi i thjeshtë dhe i gjatë, i cili vishet pa jelekë dhe lidhet rreth qafës, ka qenë mjaft interesant, sepse në mënyrë simpatike vinte në pah barkun e rritur të aktores.

Kreacioni i zi i zbukuruar me yje të bardha i jepte dukje të re dhe ‘jo të rregullt’ 30-vjeçares, e cila së shpejti do të bëhet nënë për të dytën herë. /Telegrafi/