LAJMI I FUNDIT:

Michelle Obama, çfarë prek e shndërron në ar

Michelle Obama, çfarë prek e shndërron në ar

Me ngritjen dhe suksesin e karrierës politike të burrit të saj, Barack Obama, Michelle është bërë gjithnjë e më shumë pjesë e kulturës së popullarizuar.

Zonja e Parë e SHBA-ve, zgjedhjet e modës së të cilës tërheqin vëmendje të madhe, ka kuptuar se si duhet të qëndrojë nën reflektorë, prandaj e shfrytëzon rastin që jo vetëm të bëjë punë të mira dhe ta mbështesë burrin e saj, por njëkohësisht të promovojë edhe një numër të madh dizajnerësh, si edhe stilin e saj të veçantë.

Deri më tani ajo është paraqitur me veshje të dizajnerëve, si Isabel Toledo, Alexander McQueen, Jason Wu, Rachel Roy, Thakoon Panichgul etj. /Telegrafi/