LAJMI I FUNDIT:

Fustane të hirshme për damat elegante

Fustane të hirshme për damat elegante

Gjatë javës së modës në Paris, edhe shtëpia e modës Valentino e ka prezantuar koleksionin e vet vjeshtë/dimër 2011.

Bëhet fjalë për fustane shumë elegante për të reja, që janë zgjidhje e përsosur, për ato që kanë para dhe janë mysafire të shpeshta nëpër mbrëmjet luksoze.


Dizajnerët e modës, Maria Grazia Chiuri dhe Pier Paolo Picciolo, kanë arritur që të vënë vulën e tyre mbi koleksioni e ri duke i ‘rinuar’ kreacionet në mënyrë që të tërheqin sa më shumë kliente të reja.

Fustanet e hirshme me ngjyra vjeshte, me siguri se do të jenë hit në mes të damave të njohura. /Telegrafi/