LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton, tri herë të njëjtat pantallona

Kate Middleton, tri herë të njëjtat pantallona

Të gjesh modelin e pantallonave, të cilat në mënyrë të përsosur do t’u rrinë gjatë çdo daljeje, nuk është aspak lehtë, ndërsa këtë e di mirë Catherine Middleton.

Gjatë vizitës së saj në Kanada, ajo i ka ndërruar shumë shpesh fustanet e ditës dhe të natës, mirëpo në situatat që kanë kërkuar praktikë, ajo është paraqitur gjithmonë me të njëjtat pantallona.

Shpenzimi i 169 funteve për blerjen e pantallonave të ngushta të markës “J Brand”, i është shpaguar shumë. /Telegrafi/