LAJMI I FUNDIT:

Shiritat janë hit i sezonit

Shiritat janë hit i sezonit

Padyshim që keni dëgjuar se veshjet me shirita janë hiti kryesor i verës. Dhe, meqenëse moda e tillë është e pashmangshme, ju kemi sjellë disa rroba, të cilat doemos duhet t’i keni në koleksionin tuaj.

Rrobat me shirita janë në modë që nga momenti kur Coco Chanel shikoi marinarët në bregdetin Deauville, ku e kishte hapur dyqanin e saj në vitin 1920. Mirëpo, as ajo nuk kishte menduar se do të krijonte veshje klasike që do të zgjasë edhe pas më shumë se 90 vitesh. /Telegrafi/