LAJMI I FUNDIT:

Rrobat me vrima për meshkuj

Rrobat me vrima për meshkuj

Java e modës në Milano ka shfaqur koleksionet për sezonin vjeshtë/dimër, ndërsa aty është prezantuar edhe shtëpia e famshme italiane të modës Dolce&Gabbanna.

Dy dizajnerët e njohur kanë ofruar rrobat e tyre të qepura në mënyrë të rreptë, por ka pasur edhe stile ‘të çmendura’ në formë të vrimave kockore.

Me vrima të tilla ishin dizajnuar fanellat, xhaketat, pantallonat, pantallonat e shkurtra, bluzat, por edhe veshjet e brendshme.

Ky koleksion që do të mbahet gjatë në mend paralajmëron se moda e meshkujve në ditët e ftohta në mënyrë të sofistikuar do t’u shmanget rregullave. /Telegrafi/