LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja seksi me fustan të shkurtë joshës

Gjyshja seksi me fustan të shkurtë joshës

Sharon Stone është njëra nga bukuroshet e rralla hollivudiane, e cila ka guximin që të veshë fustan ultra të shkurtë dhe me krenari të tregojë figurën e saj edhe në moshë 53-vjeçare, duke dëshmuar se akoma i kushton kujdes lëkurës dhe trupit të saj.

Gjyshja seksi për të shëtitur nëpër qytet ka zgjedhur një fustan me ngjyrë bazë të kaftë mbi të cilën janë të vendosur gjethe të gjelbra të palmës, ndërsa ky fustan i shkurtë ka vënë në shprehje këmbët e saj dhe linjat mahnitëse.

Këtë fustan, Sharon e ka kombinuar me një çantë ngjyrë kafe dhe sandale ngjyrë lëkure me take të lartë, të cilat kanë mjaftuar që ajo të shkëlqejë. /Telegrafi/