LAJMI I FUNDIT:

Kush nuk do ta dëshironte këtë arsimtare?

Kush nuk do ta dëshironte këtë arsimtare?

Nuk e dimë se sa do të mund të përqendroheshin nxënësit në mësim kur si arsimtare me fustan të shkurtër do të shfaqej Cameron Diaz, por është e sigurt se ajo ka vetëm nota të shkëlqyeshme në shkollën e stilit.

Në premierën e filmit “Bad Teacher” në New York, aktorja bionde ka ditur se si të tërheqë vëmendjen me këmbët e saja të bukura dhe njëkohësisht duke ruajtur stilin e saj të zakonshëm.

Fustani i shkurtër me pjesën e sipërme të zezë dhe atë të poshtme bardhezi dhe këpucët me take të larta kanë nxjerrë edhe më shumë në pah seksipilitetin e saj.

Komedia e re “Bad Teacher” ku Cameron Diaz luan krahas ish-të dashurit të saj Justin Timberlake do të fillojë të shfaqet nëpër kinema më 24 qershor. /Telegrafi/