LAJMI I FUNDIT:

Ja si duket fustani më i njohur filmik

Ja si duket fustani më i njohur filmik

Fustani i bardhë me prerje të thellë ‘V’ dhe me material të hollë, të cilin me lehtësi e ngrit ajri nga poshtë, i ka ndihmuar ikonës së ekranit, Marilyn Monroe, që të shndërrohet në seks-simbol.

Në fakt, kjo veshje nga historia filmike është shitur në një ankand për 5.6 milionë dollarë, ndërsa sesi duket ky fustan pa ndriçimin filmik pas rreth 60 vitesh mund ta shihni në fotografi.

Aktroja dhe muzikantja amerikane Debbie Reynolds në koleksionin e saj me dekada po ruan kostumet më të njohura të historisë së Hollywoodit. Paruka e Elizabeth Taylorit nga roli i Kleopatrës, kapela dhe mustaqet e Charlie Chaplinit dhe kitara e Julie Andrews, janë vetëm disa nga to.


Debbie kishte menduar që dikur të hapte një muze, mirëpo në vend të kësaj ajo hapi një ankand. Një blerës anonim ka shpenzuar rreth 56 milionë dollarë për të blerë fustanin që e ka mbajtur Marilyn Monroe në filmin “Seven Year Itch” të xhiruar në vitin 1955.

Edhe pse fustani në realitet nuk duket pikërisht ashtu si e mbajmë mend nga filmi, mirëpo akoma mbetet shumë i dëshiruar. /Telegrafi/