LAJMI I FUNDIT:

Çantat që rrisin elegancën dhe disponimin tuaj

Çantat që rrisin elegancën dhe disponimin tuaj

Nëse këtë sezon nuk keni planifikuar të harxhoni shumë në blerje të gardërobës, qeraseni veten me çantë të posaçme.

Çantat e pëlhurës, të larme, me aplikacione në stilin ‘patcwork’, nga materiale jo të rëndomta ­ çantat ofrojnë mundësi të shumta që në mënyrë origjinale ta ‘mëlmesoni’ stilin tuaj.

Vajzat me fustane shëtisin qytetit me çanta të vizatuara, nga pëlhura që u ngjasojnë çantave të nxënëseve nga vitet ’60 të shekullit të kaluar.
Elegancën do ta bëjë akoma më lezhere torba në formë thesi, nga pëlhura ose nga lëkura e butë e zhbiruar.

Pamja totale në shenjë të mostrave lara-lara është hit i verës, prandaj si çantat ashtu edhe fustanet qepen nga pëlhurat me teksturë të ndryshme, por me desen identik. /Telegrafi/