LAJMI I FUNDIT:

Pantallonat me ngjyra

Pantallonat me ngjyra

Këtë pranverë, të gjitha portalet e modës shkruajnë për kthimin e ngjyrave, si një nga trendet kryesore të pranverës.

Kështu, Cameron Diaz bart pantallona me tone pastel dhe xhaketë ngjyrë hiri; Victoria Beckham pantallona të kaltra, të kombinuara me të zezë, ndërsa Whitney Port, me tone ngjyrë trupi, ka veshur një këmishë farmerke.

Ndërkaq, Alexa Chung trendin e ri ia ka përshtatur stilit të vet retro, me pantallona ngjyrë kafe dhe këmishë me pika. /Telegrafi/