LAJMI I FUNDIT:

Si ta zmadhoni bluzën pa krahë

Si ta zmadhoni bluzën pa krahë

Madhësia e bluzës pa krahë varet nga prodhuesit e ndryshëm. Nëse keni blerë bluzë të pambuktë, e cila është pakëz e ngushtë, mund ta zgjeroni lehtë duke përdorur gjësende shtëpiake. Kjo teknikë nuk do ta dëmtojë dizajnin e bluzës suaj, ndërsa në të njëjtën mënyrë mund të veproni me bluzat që janë ngushtuar gjatë larjes.

Lajeni bluzën pa krahë në makinë të rrobave ose zhyteni në ujë. Largojeni gjithë ujin nga bluza, pastaj vendoseni atë në një vend të rrafshët. Hekuroseni vetëm vertikalisht ose vetëm horizontalisht. Vareni bluzën që të thahet deri në fund. Pastaj do të vëreni se bluza do të jetë pak më e madhe.

Nëse dëshironi ta zmadhoni më shumë, shfrytëzoni metodën me uthull. Vendoseni bluzën në pozitë të rrafshët. Njomeni një sfungjer me uthull të bardhë dhe pastaj lageni bluzën në mënyrë të njëjtë në gjithë sipërfaqen.

Vendoseni bluzën në një qese plastike, mbylleni atë dhe lëreni të qëndrojë ashtu gjysmë ore. Nxirreni bluzën nga qesja dhe vendoseni të lahet në makinë të rrobave me detergjent në temperaturë të ulët.


Në fund, pas larjes vendoseni bluzën pa krahë në tharëse për gjysmë ore në temperaturë të lartë. Bluza duhet të jetë më e madhe se herën e parë. /Telegrafi/