LAJMI I FUNDIT:

Cilat ngjyra do të barten këtë vit

Cilat ngjyra do të barten këtë vit

Para se të dilni në shoping kushtoni rëndësi tabelës së ngjyrave të cilat i rekomandojnë ekspertët dhe dizajnerët, sipas të cilëve, këtë pranverë dhe verë do të jenë hit ngjyrat e poshtëshënuara.

Rozë
Kjo nuancë në mënyrë të shkëlqyer përshtatet me ngjyrat tjera intensive- të kaltrën dhe të portokalltën, po ashtu ofron kontrast të mirë me tonet neutrale, si kaki dhe ngjyrën e rërës.

Portokalli
Këtë pranverë në dollapin tuaj duhet të keni së paku një rrobë me ngjyrë të portokalltë.

E verdha
Ngjyra e verdhë është ajo të cilën nuk mund ta bartë cilado femër. Sivjet janë në dispozicion nuancat nga e verdha e zbehtë, deri tek ato të verdha në të gjelbër.


E kaltra
Këtë sezon oferta është shumë e gjerë, nga intensive ‘aqua’, përmes ngjyrës së kaltër të qiellit e deri te e kaltra e errët sikurse deti… Befasia vjen në kombinimet e ngjyrës së kaltër- në mënyrë të papritur përshtateni me ngjyrë portokalli të çeltë ose me ngjyrë ndryshku.

Tonet e tokës
Në kontrast me ngjyrat e çelëta pranverore, ky sezon sjell po ashtu edhe freski me tonet e tokës, duke filluar nga ngjyra e rërës, deri te ngjyra e ndryshkut. /Telegrafi/